VENDIMI I KDE-së
Pas grushtit ndaj bashkëlojtarit, dënohet portieri i Lirisë
31 October, 2024 @19:45
Pos rezultateve jo të mira, te Liria po dalin në shesh edhe probleme tjera. E së fundi, një Vendim i KDE-së së FFK-së ka bërë zyrtarisht të ditur grushtimin në mes lojtarëve të Lirisë gjatë ndeshjes Trepça-Liria, që u luajt në fundjavën e kaluar në Mitrovicë.
Portieri i Lirisë Arion Ymeri në një moment mosmarrëveshjeje me bashkëlojtarin e tij, e grushton atë. Gjyqtari i ndeshjes ndëshkoi Ymerin me karton të kuq, i cili la ekipin me 10 lojtarë në fushë, ndërsa Liria në pjesë të dytë pranoi tre gola dhe pësoi 3-0 nga Trepça.
E sipas rregullores përkatëse Ymerit i është zyrtarizuar dënimi prej dy ndeshjes moslojë, kurse FC Liria nuk ka bërë të ditur asgjë për këtë fakt, si dhe nuk ka njoftuar publikisht nëse ka ndonjë rregullore të brendshme për këtë gjest!
Vendimi i KDE-së:
Portieri i KF “Liria” , Arion Ymeri nr fanelle 1 dhe nr ID:000784M95. Në ndeshjen Trepça-Liria, pasi shënoi golin e dytë nga skuadra Trepça portieri mysafir Arion Ymeri grushoj bashkëlojtarin e tij pas një mosmarrëveshjes për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H I Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.◼
—
Përndryshe, Liria kishte zyrtarizuar Ymerin si lojtar të ri të ekipit më 30 korrik të kësaj vere, i cili erdhi si huazim nga FC Suhareka, pasi që këta të fundit nuk llogaritën te ai për Superligë, të cilën e siguruan.