PRISHTINA - PEJA
Damiree Burns i pandalshëm, Prishtina mposhtë Pejën
12 October, 2024 @19:08
Fitore për Prishtinën në ndeshjen e luajtur sonte ndaj Pejës në shtëpi.
Prishtinasit duelin në fjalë e fituan me rezultat 78-67.
Pas humbjes në xhiron hapëse, kjo ishte fitorja e katërt rresht për Prishtinën në ligë.
Prishtina ishte në epërsi të lehtë gjatë gjithë ndeshjes. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 43-37, e kryeqytetasit e ruajtën epërsinë edhe gjatë pjesës së dytë dhe e mbyllën ndeshjen me fitore.
Damiree Burns ishte i pandalshëm te Prishtina sonte. Ai ndeshjen e mbylli me 23 pikë, 22 kërcime, 3 topa të vjedhur, 2 bllokada e 1 asistim, duke qenë pakrahasimisht më i miri në parket.
Te pejanët koshashënuesi më i mirë ishte Darnell Cowart me 19 pikë, ndërkohë me double-double (11 pikë, 12 kërcime) luajti Jasquez Yow.
Për t’u përmendur nga kjo ndeshje është edhe lëndimi i Muhamedali Janjevës, basketbollistit të Prishtinës, i cili sonte luajti vetëm 6 minuta dhe u detyrua të largohet nga loja për shkak të lëndimit.
Gjithashtu, duhet theksuar që Murat Bilge, kryetrajneri i Prishtinës, iu dha minuta të gjithë lojtarëve të ftuar sonte. Madje, kjo gjë ndodhi ende pa u mbyllur pjesa e parë e ndeshjes.
Kjo ishte ndeshja e parë e pejanëve nën drejtimin e trajnerit Daniel Nelson, ndërkohë që debutoi edhe basketbollisti Tervell Beck.
Xhiron që vjen, Prishtina luan në udhëtim ndaj Bashkimit, kurse Peja i shkon Trepçës.