Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP @ GAMEWEEK 26

Daniel Lekndreaj (KB Peja), MVP i Xhiros XXVI

Foto: KBPeja/ Korniza/fb

Daniel Lekndreaj (KB Peja), MVP i Xhiros XXVI


11 April, 2022 @23:53

Basketbollisti shkodran i Pejës, Daniel Lekndreaj, ka marrë epitetin e lojtarit më të vlefshëm të xhiros së XXVI të Superligës së Kosovës, derisa ka shkëlqyer në fitoren e ekipit të tij si mysafir ndaj Prizrenit’16 në fundjavën që e lamë pas.

Lekndreaj, që tashmë luan si basketbollist vendor në Kosovë, ka shënuar 24 pikë, 13 kërcime dhe 7 asistime në fitoren e Pejës ndaj Prizrenit’16, ndërsa i kanë munguar edhe 3 asistime për të përfunduar ndeshjen me triple-double.

Kjo është hera e parë këtë sezon që Lekndreaj, që për një kohë ka qenë i lënduar, merr epitetin e MVP-së së xhiros në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga