TENIS

Del Potro kalon edhe Nadalin
Në finale e pret Murray
13 August, 2016 @23:01
Juan Martin del Potro ka siguruar finalen në Olimpiadën e Rios. Asi arriti të përmbys avantazhin fillestar të Rafael Nadalit.
Kampioni i Pekinit kishte arritur epërsi me setin e parë të fituar me rezultat 7-5. Por, Del Potro arriti të kthej setin e dytë me rezultat 6-4, për të fituar në tie-break të setit të tretë 7-5.
Ndërkohë kampioni i Londrës pati më pak telashe kundër japonezit Kei Nishikori. Andy Murray fitoi 2-0 në sete (6-1,6-4).
Finalja zhvillohet të dielën pas orës 17:00.