KAMPIONJA OLIMPIKE

Majlinda parakalon me autobus në shesh nesër
13 August, 2016 @15:12
Xhudistja numër një e botës dhe kampionia e parë olimpike e shtetit të Kosovës, Majlinda Kelmendi, pritet që të arrijë në Kosovë nesër.
Me rastin e ardhjes së saj, Ministria e Sportit, i ka rezervuar autobus me të cilin ajo do të parakalojë nëpër sheshin e Prishtinës, bashkë me ekipin e xhudos së Kosovës.
Pas kësaj ceremonie, Majlinda do të udhëtojë me përcjellje për në vendlindjen e saj, Pejë.
Xhudistja 25 vjeçare pritet të aterojë pas orës 17 e 30 në aeroportin e Sllatinës, ndërsa aty do të mbajë edhe konferencë për shtyp, para se të shkojë për Prishtinë ku do të bëj parakalimin.