RIO 2016 - NOT

Mposhtet Phelps, dominojnë SHBA-të
13 August, 2016 @15:32
Anthony Ervin nga SHBA-të fitoi të artën në disiplinën 50m stil i lirë duke u bërë notari më i vjetër që fiton titull olimpik. Ervin e bëri këtë në moshën 35 vjeçare. Ai la mbrapa kampionin e Londrës, Florent Manaudou, dhe bashkëkombësin Nathan Adrian, të cilët morrën të argjendtën dhe të bronztën.
Në 200m shpinë tek femrat, amerikania Maya DiRado befasoi hungarezen Katinka Hosszu, duke marr të artën për 0.06 sekonda. Megjithatë hungarezja e përfundon këtë Olimpiadë me tri të arta të fituara në disiplinat e stilit të përzier dhe në 400m përzier. E bronzta i takoi kanadezes Hilary Caldwell.
Joseph Schooling fitoi të artën në disiplinën 100m flutur duke larguar nga froni Michael Phelpsin pas tri olimpiadave të fituara. Notari nga Singapuri pos titullit morri edhe rekordin olimpik me 50.39 sekonda. E argjendta u nda ndërmjet Laszlo Cseh nga Hungaria, Chad le Clos nga Afrika Jugore dhe Michale Phelps, që të tre me kohë 51.14. Kjo ishte hera e parë në histori të Lojërave Olimpike që ndodh një gjë e tillë.
Në disiplinën më të gjatë në pishinë, Katie Ledecky përsëriti suksesin nga Londra duke shtuar edhe rekordi botëror prej 8:04.79 për të artën. Jazmin Carlin nga Britania e Madhe përfundoi pas 12 sekondave për medaljen e argjendtë, derisa Boglarka Kapas shtoi edhe një medalje për Hungarinë.