Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHUDO

Distria furishëm në finale

Distria furishëm në finale


27 October, 2018 @13:16

Tre ippon radhazi ia siguruan Distria Krasniqit gjysmëfinalen në kategorinë deri 48kg. Në gjysmëfinale ajo shtyu argjentinasen Paula Pareton deri në tri shido, për të siguruar biletën në finalen që nis nga ora 15:00.

Ukrainasja Maryna Cherniak, xhudistja tjetër Marusa Stangar nga Sllovenia, dhe kinezja Yanan Li nuk mund të duronin tre minuta kundër Distrisë, e cila të tri këto përballje i fitoi me ippon.

Në finale, Distria Krasniqi ndeshet me mongolen Urantsetseg Munkhbat. Edhe dy finalet tjera të femrave në ditën e parë në Grand Slam turneun e Abu Dhabit, do të kenë flamurin kosovar me Majlinda Kelmendin në 52kg, dhe Nora Gjakovën në 56kg.

 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera