Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

5-orë

Djokovic fiton pas 5 orësh

REUTERS/Toby Melville

Djokovic fiton pas 5 orësh


20 January, 2013 @17:55

Mbrojtësi i titullit në Australian Open dhe numri një i botës, Novak Djokovic, ka mposhtur zviceranin Stanislas Wawrinka në super ndeshje prej 5 setesh me rezultat 1-6, 7-5, 6-4, 6-7 dhe 12-10. 

Me këtë fitore serbi Djokovic ka kaluar në çerekfinale të Australian Open dhe ka treguar edhe njëherë se është në formë shumë të mirë. 

Ndeshja Djokovic - Wawrinka ka zgjatur 5 orë e 2 minuta, që ndoshta ka lodhur serbin para ndeshjes së radhës te tetë më të mirët e turneut. 

Ai do të ndeshet me Tomas Berdych në çerekfinale. Berdych, bartës i pestë i turneut, mposhti jugafrikanin Kevin Anderson 3-0 në sete. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis