MONTE CARLO
Djokovic mposht Nadalin
21 April, 2013 @19:01
Novak Djokovic ka arritur që të ndalë Rafael Nadalin në turneun që e do më së shumti. Serbi ka mposhtur spanjollin 2-0 në sete, me rezultat 6-2 dhe 7-6.
Përkundër humbjes, Nadal ishte falenderues,“Urime që e fitove turneun që e dua më së shumti,” duke aluduar te Djokovici.
Me këtë fitore, Novak Djokovic, ka festuar titullin e 14-të Masters dhe është bërë teniseri i parë që e ka mposhtur Rafael Nadalin në tre finale të ndryshme në terren me zallë, pas fitoreve në Madrid dhe Romë në vitin 2011.
MONTE CARLO MASTERS - FINALJA
Novak Djokovic - Rafael Nadal | 2-0 | 6-2 dhe 7-6 |