"EN" GJAKOVË
Don Polloshka mbetet te Vëllaznimi
14 August, 2024 @21:13
Pas lëndimit të kaluar në stinorin e kaluar, Don Polloshka tanimë me probleme të tejkaluara me gjurin e tij, ka vazhduar marrëveshjen me Vëllaznimin. Sipas Vëllaznimit, ai ka punuar gjatë gjithë verës për të qenë sa më i përgatitur për stinorin e ri, ndërsa ai më parë ka qenë edhe pjesë e Prishtinës.
Në stinorin 2022/23 Polloshka ka pasur mesatare prej 3.7 pikëve, 2.4 asistimeve dhe 1.9 kërcimi me Vëllaznimin. Basketbollisti 175 centimetra i gjatë që luan në pozitën e organizatorit është 22 vjeçar dhe pritet të jetë një opsion shtesë në ekipin që do të drejtohet nga Branimir Pavic në stinorin 2024/25.