VENDIMTARJA DRAMATIKE!

Fotot: KBPrishtina/ fb
Drama mbyllet pas vazhdimeve, Prishtina në gjysmëfinale!
16 April, 2025 @21:54
Janë dashur që të luhen vazhdimet për të arritur Prishtina në gjysmëfinale të playoffit. Aty Prishtina për një fije më e mirë se Vëllaznimi dhe fitoi ndeshjen 86-82!
Prishtina do të përballet me Trepçën në gjysmëfinale të playoffit. Ndërsa për Vëllaznimin stinori përfundon me sonte!
Ndeshjes i kishin mbetur edhe 4 sekonda për tu përfunduar. Semafori sinjalizonte minutën e 39:56!
Pas dështimit nga gjuajtjet e lira, Jordan Davis kërceu, rrëmbeu topin dhe provoi përsëri, por nuk arriti të shënojë. Topi nuk u fut në rrjetë pasi u rrotullua në hark dhe ndeshja shkoi në vazhdime me 74-74. Kështu përfunduan 40 minutat e ndeshjes!
Prishtina dhe Vëllaznimi dhanë lojë, dramë dhe gjithçka sa i përket basketbollit sonte, ndërsa në momente dukej e pabesueshme se si asnjëra s’arrinte të bënte dallimin, edhe pse Prishtina një moment kishte epërsi 12 pikëshe! Don Polloshka shtutoi 5/6 për tre pikë për të mbajtur Vëllaznimin në lojë. Tre prej tyre, radhazi!
Te Prishtina, Jordan Davis luajti me 22 pikë, 4 asistime e 6 kërcime. 19 pikë i dha Donte Clark, që bëri edhe 3 asistime e 5 kërcime. Kurse me 10 pikë u dallua Olin Carter.
Vëllaznimi përkundër se pati të ngulfatur nga mbrojtja e Prishtinës, përsëri Jericole Hellemsin e përbiroi me 21 pikë, 6 asistime e 13 kërcime! Trey Anderson dha 16 pikë, kurse Don Polloshka 17, prej të cilave 5 treshe nga 6 tentime!
Sa i përket gjysmëfinales, Trepça - Prishtina, ndeshja e parë e serisë gjysmëfinale të playoffit pritet të luhet të shtunën, më 19 prill.