BLUCHERCIATI

Për herë të parë në histori, Sampdoria në Serie C!
14 May, 2025 @13:21
Ekipi i famshëm italian i fillim-viteve të ‘90-ta të shekullit të kaluar, Sampdoria, me barazimin e mbrëmshëm ndaj Juve Stabias, ka rënë në Serie C të futbollit italian për herë të parë në histori të klubit.
Xhenovezët nuk kanë arritur të mbijetojnë edhe për një stinor në Serie B, pasi që ranë nga Serie A në vitin 2023. Aktualisht, ekipi po drejtohet nga Alberigo Evani, ndërsa ekipin nuk e shpëtoi as rekord numri i barazimeve (17) të stinorit, pasi që fitoret munguan (vetëm 8 - më së paku në Serie B).
Sampdoria ka qenë kampione e Italisë në vitin 1991. Ata luajtën finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 1992, kur dyshja historike e klubit Gianluca Vialli (i ndjerë) dhe Roberto Mancini (60) ishin të pandalshëm në ligë. Pas kësaj fituan edhe Coppa Italia në vitin 1994. E prej këtij viti e tutje, trofe nuk panë, ndërkaq vitet në vijim kaluan me oscilime, por asnjëherë mëposhtë sesa Serie B.
Kjo do të jetë hera e parë në histori të klubit xhenovez, që blucherciatët do të jenë pjesë e Serie C - kategoria e tretë e futbollit italian.