NË STAMBOLL

Galatasaray zyrtarizon Alvaro Moratën si sulmues të ri të ekipit
2 February, 2025 @10:04
Gjigandi turk, Galatasaray, ka bërë të ditur edhe zyrtarisht se është në proces të nënshkrimit të marrëveshjes me sulmuesin spanjoll Alvaro Morata, për ta shtuar atë në radhët e veta.
Galatasaray, që është lider aktual i Superligës turke, në fund të vitit të kaluar pa të lënduar kapitenin Mauro Icardi. Sulmuesi tjetër i famshëm i ekipit Victor Osimhen nuk po mjafton, ndërsa klubi është vënë në funksion për të siguruar edhe një sulmues me emër.
Rekord-kampioni i Turqisë do të nënshkruajë kontratë huazimi 1.5 vjeçare me Milanin për Moratën 32-vjeçar, me obligim blerjeje prej 8 milionë eurove në fund. Kjo, do të bëj që Galatasaray t’ia shtojë spanjollit edhe 2.5 vjet minimalisht në kontratë!
Morata, që në karrierën e tij ka luajtur për Real Madridin, Juventusin, Chelsean, Atletico Madridin dhe së fundi Milanin — do të përfitojë rreth 10 milionë euro në vjet te Galatasarayi.
Ai së fundi është bërë kampion evropian me Spanjën duke fituar EURO 2024 që u mbajt në verën e kaluar në Gjermani.