GJEORGJIANI DREJT PARISIT
Kvara shumë afër Parisit!
11 January, 2025 @18:59
Spekulimet po vazhdojnë, ndërsa IFTV ka bërë të ditur se Paris St Germain është shumë afër të sigurojë shërbimet e sulmuesit të krahut të Napolit, Kvicha Kvaratshkelia.
Gjeorgjiani që po bën bujë për disa vjet në Serie A, pritet të ndërrojë ambient, kurse bashkëlojtari i Amir Rrahmanit do t’i shtojë arkës napolitane deri në 75 milionë euro, shkruajnë mediat.
Pos, nënshkrimit të Kvarës, Napoli do të përfitojë edhe huazimin pa shtesa financiare të qendërmbrojtësit sllovak, Milan Skriniar.