RIKTHEHET NË SHTËPI
Roma përkohshëm emëroi Ranierin në krye të ekipit
14 November, 2024 @17:45
Skuadra e Romës ka emëruar sot edhe zyrtarisht trajnerin e ri të ekipit, Claudio Ranieri. Por, ai do të qëndrojë në këtë pozitë deri në fund të stinorit, pasi që do të bëj tranzicion në një rol senior ekzekutiv në klub, ndërsa pritet të bëhet këshilltar i pronarëve për çështje sportive te AS Roma.
Kërkimi për trajner të ardhshëm të ekipit do të bëhet gjatë muajve në vijim. Claudio do të ketë ndikimin e tij në këtë çështje gjithashtu. Ranieri ka përvojë të madhe në menaxhimin e klubeve të ndryshme, në liga të ndryshme, ndërsa ky është rikthimi i tij i tretë te AS Roma si trajner, pas periudhave 2009 dhe 2019.
Ranieri është i lindur në Romë, është 73 vjeçar ndërsa më 20 tetor do të mbushë të 74-tat. Ka luajtur për giallorossët në vitet 1973-1974, kurse prej vitit 1986 mirret me punën e trajnerit derisa ka punuar me shumë skuadra nga Premier Liga, LaLiga dhe Ligue 1, pa llogaritur ato të Serie A-së.