Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUES SHTESË!

Juventus zyrtarizon Randal Kolo Muanin

Juventus zyrtarizon Randal Kolo Muanin


23 January, 2025 @19:42

Sulmuesi i Francës, Randal Kolo Muani, është lojtar i ri i Juventusit. AI është huazuar nga Paris St Germain te ekipi italian deri në fund të këtij stinori. Sulmuesi 26-vjeçar ka regjistruar 14 paraqitje për parisienët këtë stinor, por nuk ka qenë pjesë e ekipit që prej 6 dhjetorit.

“Ardhja e tij në Torino është shtesë e rëndësishme në ekipin e Thiago Mottës, duke sjellë cilësi dhe përvojë në sulm. Mirë se erdhe në Juventus, Randal,”—shkroi njoftimi i Juventusit me rastin e zyrtarizimit të lojtarit.

Randal Kolo Muani @ Juventus

Kolo Muani u rrit në rrugët e Parisit ndërsa karrierën e nisi në Nantes, para se të bëhet emër në Eintracht Frankfurtit. Prej aty, Paris St Germain e bleu atë për 80 milionë euro.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League