Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BORUSSIA DORTMUND SHKARKON TRAJNERIN

Nuk i mbijetoi humbjes së mbrëmshme

Foto: bvb.de

Nuk i mbijetoi humbjes së mbrëmshme


22 January, 2025 @10:53

Lajmin për shkarkim e mori në hotel, ende pa aguar dita e sotme. Nuri Sahin më nuk do të jetë timonier i Borussia Dortmundit, pasi që mbrëmë me humbjen nga Bologna në “Renato dall’Ara” fati i tij u vulos.

Borussia Dortmund me disfatën e mbrëmshme ka pësuar për herë të katërt radhazi në të gjitha garat, ndërsa ka pësuar për herë të tretë në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe tashmë rrezikon kualifikimin direkt për në të tetën e finales!

Në Bundesligë, janë në pozitë të dhjetë! Kanë 25 pikë nga 18 ndeshje, ndërsa lideri Bayern ka 45 pikë! Nuri Sahin 36-vjeçar u emërua trajner i Borussia Dortmundit në qershor të vitit 2024 për të zëvendësuar Edin Terzicin në detyrë, pasi që ky i fundit pësoi në finale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi!

“Vlerësojmë Nuri Sahinin dhe punën e tij shumë. Shpresuam në një bashkëpunim afatgjatë dhe deri në fund qëndruam pranë kësaj, por humbje nga Bologna ka bërë që të marrë vendim tepër të vështirë edhe për mua personalisht,” ka thënë Lars Ricken, drejtor sportiv i Borussia Dortmundit.

“I dëshiroj të gjitha të mirat këtij klubi special.” - ishin fjalët e Sahinit, si deklaratë e parë zyrtare e tij pas marrjes së njoftimit për shkarkim nga detyra.

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League