Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DY HUMBJE RADHAZI!

Pas disfatës së thellë, Dinamo shkarkon trajnerin

Pas disfatës së thellë, Dinamo shkarkon trajnerin


19 September, 2024 @11:27

Dinamo e Zagrebit ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm të ekipit, Sergej Jakirovic. Disfata e thellë nga Bayerni në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve 9-2 bëri që kryesia të mbajë takim me trajnerin, ku palët u dakorduan për ndarje rrugësh.

Kësaj i parapriu edhe humbja nga Hajduku i Splitit në derbin kroat, të premten e kaluar, ku “të bardhit” fituan si mysafir në Maksimir, 0-1.

“I dëshirojmë suksese në vazhdim trajnerit, ndërsa e falenderojmë për punën dhe rezultatet e arritura…” shkroi ndër të tjera Dinamoja në njoftim, derisa bëri të ditur që punën e trajnerit të përkohshëm në ekip do ta merr, Sandro Perković.

Jakirovic bëri kampion Dinamon në stinorin 2023/24 në HNL të Kroacisë.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League