Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET NË FOLE

Xherdan Shaqiri rikthehet në ekipin ku u rrit si lojtar

Xherdan Shaqiri rikthehet në ekipin ku u rrit si lojtar


16 August, 2024 @15:45

Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, në moshën 32 vjeçare, pas ndërprerjes së kontratës me marrëveshje me ekipin e tij Chicago Fire në MLS të SHBA-së, i është kthyer ekipit të tij ku u rrit dhe bëri emër si lojtar, FC Basel.

Baseli e ka prezantuar me krenari, si dhjetëshja e re e skuadrës për stinorët në vijim, ndërsa Shaqiri që luajti aty në kategoritë e ulëta e deri te ekipi i parë, i rikthehet klubit pas 12 vitesh.

Në karrierën e tij Xherdani ka pasur suksese të ndryshme dhe ka fituar shumë tituj në futbollin evropian, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve, ndërsa ka luajtur për Bayernin, Interin, Stoke Cityn, Liverpoolin dhe Lyonin.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League