Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JUVENTUS

Sot nis puna me Tudorin

Sot nis puna me Tudorin


24 March, 2025 @16:00

Prej sot, punën me lojtarët e Juventusit do t’ia nis trajneri i ri i ekipit, kroati Igor Tudor. Ky fakt vjen një ditë pas njoftimit të bianconerëve, të cilët kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit kanë ndarë rrugët me Thiago Mottën dhe e kanë emëruar kroatin në detyrë. Borozani.com

Klubi torinez falenderoi Mottën për punën dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në klub, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen. Tash, ekipi është në dorë të Tudorit. Aktualisht, Juventus është i pesti në renditje tabelare dhe ka 52 pikë nga 29 ndeshje të luajtura.

Bianconerët janë 12 pikë larg Interit lider në Serie A! Braziliani Motta, kaloi periudhë të suksesshme te Bologna dhe kualifikoi ekipin drejt Ligës së Kampionëve. Juventus mori Mottën në krye të shtabit teknik verën e vitit 2024. Por, pritjet dhe realiteti, nuk u përputhen!


 
Të gjitha lajmet nga Serie A