Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ITALIANËT PA TELASHE NË ROTTERDAM

Interi solid ndaj Feyenoordit

Interi solid ndaj Feyenoordit


5 March, 2025 @22:15

Pritur, Interi ka shënuar fitore ndaj Feyenoordit si mysafir në kuadër të ndeshjes së parë të ditës në Ligë të Kampionëve sot, ndërsa skuadra italiane me nga një gol për pjesë ka siguruar komoditet të lartë për ndeshjen e kthimit, të martën tjetër.

Marcus Thuram në pjesë të parë, Lautaro Martinez në pjesë të dytë siguruan fitoren, ndërsa Feyenoordi i Robin Van Persiet, nuk arriti të gjejë zgjidhje për mbrojtjen italiane, për tu pajtuar me: Feyenoord - Inter 0-2 [Thuram 38’, Lautaro 50’].

Kristjan Asllani ishte startues dhe luajti 81 minuta për Interin sonte, ndërkaq ekipi humbi edhe një penallti, kur Zielinski nuk arriti të shënojë në portën kundërshtare (65’).

Javën qe vjen, Inter pritet të konfirmojë çerekfinalen në duel me holandezët.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League