Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EPËRSI E LEHTË E ANCELOTTIT NDAJ SIMEONES

Reali merr epërsinë ndaj Atleticos në derbin madrilen të Ligës së Kampionëve

Reali merr epërsinë ndaj Atleticos në derbin madrilen të Ligës së Kampionëve


4 March, 2025 @23:03

Dy gola shumë të bukur të shënuar në pjesë të parë, krejt me aftësi individuale të Rodrygos që i dha epërsi Realit në “Santiago Bernabeu” herët në ndeshje, ndërsa Julian Alvarez po aq bukur barazoi për të shkuar në pushim 1-1.

Filllimi i pjesës së dytë dhe goli i Brahim Diazit i dha fitoren 2-1 [Rodrygo 4’, Diaz 55’—Alvarez 32’] para ndeshjes së kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, që luhet mesjavën që vjen në “Metropolitano”.

Luftë e madhe në fushë, për secilin top dhe përballje të madhe shfaqën ekipet sonte, për të lënë thuajse të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit dhe kërkimin e biletës për çerekfinale të garës më të madhe të futbollit ekipor evropian.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League