NË PRITJE TË DUELEVE TË RADHËS

16 skuadra në pritje të shortit
19 February, 2025 @23:53
Pas ndeshjeve të sontme në kuadër të Ligës së Kampionëve janë përcaktuar edhe skuadrat e fundit që kanë arritur në 16-shen më të mirë të Ligës së Kampionëve për stinorin 2024/25, ndërsa do të presin t’i njohin kundërshtarët e së tetës së finales nesër.
Në Nyon të Zvicrës, do të hidhet shorti për të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, ku tetë skuadrat që morën pozitat 1-8 pushuan, do të ndeshen me tetë skuadrat e kualifikuara nga pozitat 9-24 përmes playoffit.
Shorti hidhet të premten me fillim prej orës 13:00, ndërsa ekipet tashmë kanë të qartë se potencialisht me cilin kundërshtar nga dy të mundshëm do të ndeshen.
Shorti do ta përcaktojë njërin nga dy kundërshtarët e mundshëm
Si shembull i ilustrimit të mëposhtën, ta marrim Bayernin i cili do të përballet me Bayer Leverkusenin ose Atletico Madridin. Njërin nga këta dy kundërshtarë e pret edhe Real Madridi, Bayer Leverkusen ose Atletico Madrid.
Njëjtë, edhe Liverpooli si fitues i fazës grupore, do të ketë përballë Parisin ose Benficën. Njërin nga këta kundërshtarë do ta ketë edhe Barcelona. Duele interesante i presin adhuruesit e futbollit, ndërsa Liga e Kampionëve di të servojë edhe befasi ndonjëherë.
Arsenal dhe Inter do të kenë kundërshtarë holandezë, por cilin! Lille i Edon Zhegrovës mund të ketë përballë Brugge-in ose Borussia Dortmundin.