ARSENALI SHKATËRRON PSV-në

Arsenali siguron çerekfinalen
4 March, 2025 @23:12
Paraqitje briliante e Arsenalit në “Philips Stadion”, për të lënë PSV-në pa gjasa reale për të kaluar tutje! Shtatë gola të shënuara të londinezëve në përballjen e parë të së tetës së finales garantojnë kalim tutje për ata.
Edhe pse teorikisht është e mundur, është tepër e vështirë të besohet se PSV do të mund të shënojë gjashtë herë në “Emirates” për të çuar ndeshjen tutje. Mikel Arteta dhe Arsenali me sonte kryen provimin e së tetës së finales dhe tashmë do të mendojnë për çerekfinale, ku i pret fituesi i përballjes madrilene Real-Atletico.
E dueli i kthimit në Londër javën tjetër, pritet të jetë sa për sy e faqe për topçinjtë karshi PSV-së, pas fitores së sontme, PSV - Arsenal 1-7 [Lang 43’pen.—Timber 18’, Nwaneri 21’, Merino 31’, Odegaard 47’, 73’, Trossard 48’, Calafiori 85’]!