Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAVAREZËT SHKRIJNË ASPIRINËT

Bayerni i tregoi përvojën evropiane Leverkusenit

Bayerni i tregoi përvojën evropiane Leverkusenit


5 March, 2025 @23:59

Bayern Munchen ka arritur të dalë fitues komod në përballjen “derbi gjerman” në kuadër të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Bavarezët të udhëhequr në sulm nga i pamëshirshmi Harry Kane kanë shënuar fitore bindëse ndaj Bayer Leverkusenit, kampionit aktual të Gjermanisë, për të siguruar avantazh komod për ndeshjen e kthimit në mesjavën që vjen.

Shpejt Bayern shënoi përmes Harry Kane-it, ndërsa në pjesë të dytë “mbyti” shpresat e kundërshtarit që prej minutës së 62-të luajti me 10 lojtarë (Mukiele, dy të verdha), për të fituar ndeshjen, Bayern Munchen - Bayer Leverkusen 3-0 [Kane 9’, 75’pen., Musiala 54’].

Të dyja ekipet bënë nga 5 ndërrime në ndërkohë, por për ekipin e Xabi Alonsos nuk ishte e shkruar as që të arrijë një gol, për të shtuar shpresat për ndeshjen e kthimit. Me shumë gjasa, Bayerni tashmë mund ta llogarisë veten si çerekfinalist.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League