Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KATALONASIT FESTOJNË NË FERRIN E LISBONËS

Barcelona me 10 lojtarë, fiton në “Da Luzin” e zjarrtë

Barcelona me 10 lojtarë, fiton në “Da Luzin” e zjarrtë


5 March, 2025 @23:59

Benfica mbajti topin dhe dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes. Barcelona kishte mbetur me 10 lojtarë në fushë që prej minutës së 22-të të lojës, kur Cubarsi mori karton të kuq!

Atmosfera e zjarrtë nga publiku, nuk arriti të kurorëzohej nga ofanziva portugeze në Lisbonë, ndërsa Barcelona në pjesë të dytë një mini-gabim të mbrojtjes kundërshtare, kur fare nuk pritej, siguroi golin dhe fitoren!

Ishte braziliani Raphinha që goditi prej rreth 20-metrave për të shënuar për fitore, Benfica - Barcelona 0-1 [Raphinha 61’]. Bruno Lage provoi duke futur në lojë sulmues tjerë (Belotti, Renato Sanches, etj.) por ekipi assesi nuk arriti të kalojë mbrojtjen katalonase që në fund festoi fitoren.

Mesjavën që vjen, Barcelona do të kërkojë minimalisht mbrojtjen e këtij rezultati për të siguruar çerekfinalen, derisa Benfica do të tentojë të jetë më e mprehtë në sulm.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League