FIFA WORLD CUP 2026

Finalja e Botërorit 2026 me “half-time show”
5 March, 2025 @16:51
Kryetari i FIFAs e ka konfirmuar. Gianni Infantino ka bërë të ditur se finalja e Kampionatit Botëror të vitit 2026 që do të mbahet në stadiumin “Metlife” të New Jerseyt më 19 korrik të atij viti do të ketë “half-time show”.
“Half-time show” është argëtim në 15-minutëshin e pjesëlojëve. Amerikanët këtë e praktikojnë në Superbowl, ndërsa tash edhe FIFA kërkon ta bëj në 15-minutëshin e pjesëlojëve të finales së Botërorit.
Kampionati Botëror i vitit 2026 do të mbahet në SHBA, Kanadë dhe Meksikë. Finalja do të zhvillohet në “Metlife” të New Jerseyt më 19 korrik 2026. Sipas the Guardian, vokalisti i Coldplayit Chris Martin dhe menaxheri i bendit Phil Harvey janë duke punuar për të përgatitur këtë show dhe listën e muzicientëve që do të shfaqen aty.
Infatino ka thënë se Martin dhe Harvey do të punojë ngushtë me FIFAn për të finalizuar listën e artistëve që do të performojnë në finale gjatë “half-time showit”. Kreu i FIFAs nuk e ka konfirmuar sa gjatë do të jetë “half-time show”, por në Superbowl kjo shkon deri në 25 ose 30 minuta për pjesëlojë. Në futboll, një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë dhe nuk dihet si do të ndikojë te futbollistët.