VENDOSET NË FRANCË

Lille nuk u dorëzua në Dortmund
4 March, 2025 @23:25
Skuadra e Lille-it ku luan Edon Zhegrova, nuk është dorëzuar karshi presionit fillestar të gjermanëve për të siguruar barazim në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve!
Epërsia e Borussia Dortmundit në pjesë të parë e arritur përmes Karim Adeyemit u neutralizua nga islandezi i Lille-it në pjesë të dytë, për të mbyllur me këtë rezultat ndeshjen, Borussia Dortmund - Lille 1-1 [Karim Adeyemi 22’—Hakon Haraldsson 68’].
Dueli i kthimit në mesjavën e ardhshme pritet të jetë mjaft i nxehtë, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë kalimin në çerekfinale, ndërkaq franzët e drejtuar nga Bruno Genesio do të shpresojnë në tifozërinë e tyre për të ngrohur edhe më atmosferën.
Edon Zhegrova i lënduar, nuk ishte në përbërje të Lille-it sonte.