VENDASIT BEFASOHEN PAS SUPER PARAQITJES!

Parisi dominoi, Liverpool fitoi!
5 March, 2025 @23:46
Në një ndeshje ku Paris St Germain i drejtuar nga Luis Enrique bëri gjithçka, pos golit, Liverpooli ka dalë fitues! Ekipi anglez ka shfrytëzuar një moment në ndeshje dhe vetëm me shutin e dytë drejt portës, ka shënuar fitore, Paris - Liverpool 0-1 [Elliot 87’].
Parisi shutoi 27 herë në portë të anglezëve, ndërsa portieri Alisson mbrojti nëntë topa. Kvara i ardhur prej Napolit shënoi në minutën e 20-të, por goli i tij u anulua për ofsajd pas shikimit të VAR-it.
Vendasit do të mbeten të shokuar se si nuk arritën të shënojnë sonte, derisa Liverpool pret të martën e radhës me një gol epërsi në rrugëtimin që siguron çerekfinalen në rast të rezultatit më të mirë nga dy ndeshjet.