Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PORTUGEZI NË MILAN!

Milan siguron edhe João Félixin

Milan siguron edhe João Félixin


4 February, 2025 @19:13

Disa lëvizje i bëri Milan në afatin kalimtar dimëror dhe i fundit prej tyre ishte futbollisti ofanziv i Chelseat, João Félix. Milan njoftoi sot edhe zytarisht atë që pritej qe dy ditë, se ka kënaqësinë të nënshkruajë me João Félixin nga Chelsea.

Nëntëmbëdhjetë herë kampioni i Italisë bëri të ditur se sulmuesin portugez e mori deri në fund të qershorit të vitit 2025, sa është kontrata e nënshkruar e huazimit. Felix ka ndërruar disa skuadra prej se doli nga kampionati portugez, por te asnjëra s’u rehatua. Ai ka qenë pjesë e Atletico Madridit, Barcelonës dhe Chelseat në dy periudha. Te rossonerët ai do të mbajë fanellën me numër 79.

Sipas BBC Sport, Milan ka paguar 5 milionë euro në arkë të Chelseat për huazimin gjysmësezonal te Felixit pa obligim për blerje të tij në fund të periudhës së huazimit. Kujtojmë, Felix prej Benficës te Atletico Madridi kishte shkuar për shumën e 120 milionë eurove në korrik të vitit 2019, duke u bërë atëherë si transferi i pestë më i shtrenjtë në histori të futbollit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League