BRAZILIANI

Cunha vazhdon me Wolvesin
2 February, 2025 @10:33
Sulmuesi brazilian i Wolverhamton Wanderersit, menjëherë pas fitores së djeshme të regjistruar ndaj Aston Villës ka renovuar kontratën me ekipin ku aktualisht luan, duke e vazhduar atë deri në qershor të vitit 2029.
Matheus Cunha 25-vjeçar që u përfol për një kalim në ndonjë ekip më të madh të Premier Ligës, i ka befasuar të gjithë mbrëmë kur pas ndeshjes ka nënshkruar kontratën me Wolvesin.
Braziliani ka shënuar 11 gola dhe 4 asistime këtë stinor në Premier Ligë, ndërsa para se të vinte te ëolves suksesshëm ka luajtur te Atletico Madrid, Hertha Berlin e Leipzig.