PREMIER LEAGUE

Gjithçka e kryer, Marcus Rashford te Aston Villa!
2 February, 2025 @9:52
Tashmë gjithçka është e kryer dhe priten vetëm njoftimet zyrtare nga klubet përkatëse.
Marcus Rashford do të huazohet nga Manchester United te Aston Villa për pjesën e mbetur të sezonit, e pastaj në verë Aston Villa do të ketë mundësi blerjeje për 40 milionë funte.
70% e rrogës së lojtarit do të mbulohet nga Aston Villa, 30% nga Manchester United.
I akuzuar nga Ruben Amorim që nuk po tregohet serioz në stërvitje dhe rrjedhimisht nuk ftohej për ndeshje, Marcus Rashford ka vendosur të largohet nga klubi ku u zhvillua si futbollist dhe ku e kaloi gjithë karrierën e tij seniore.
20 vite, 426 ndeshje dhe 138 gola janë statistikat e Rashfordit te United, ndërkohë largohet si golashënuesi i 12 më i mirë në histori të 20-herë kampionit anglez.
Largimi i Duranit drejt Arabisë Saudite ka bërë që Aston VIlla të gjuhet në sulm për përforcime në fazën sulmuese, e përveç Rashfordit, kjo skuadër do ta huazojë edhe Marco Asension për pjesën e mbetur të këtij sezoni.