Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJË YLL EGJIPTIAN I RADHËS NË PREMIER LIGË

Manchester City zyrtarizon edhe Omar Marmoushin

Fotot: mancity.com

Manchester City zyrtarizon edhe Omar Marmoushin


23 January, 2025 @10:49

Kriza e rezultateve nuk ka të ndaluar për Manchester Cityn, derisa mbrëmë përsëri dështuan të ruajnë epërsinë dygolëshe në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Paris St Germainit për të pësuar në fund, 4-2!

Mirëpo, në anën tjetër klubi po vazhdon me përforcime dhe tashmë është zyrtarizuar edhe senzacioni i Bundesligës, Omar Marmoush. Sulmuesi 25-vjeçar nga Egjipti, që shkëlqeu te Eintracht Frankfurti për 18 muaj sa i ra të qëndronte aty, është bërë lojtar i ri i kampionit të Anglisë.

Omar Marmoush

Pas fillimit të karrierës te Wadi Degla egjiptiane, ai u bë pjesë e Wolfsburgut në 2017. Në fillim të stinorit të kaluar erdhi te Eintracht Frankfurt, ku u rrit edhe më, kurse tash statistikat flasin për të: 20 gola, 14 paraqitje nga vetëm 26 paraqitje të këtij stinori me ekipin nga Frankfurti.

Manchester City besohet të ketë paguar rreth 75 milionë euro për ta marrë Marmoushin nga Eintrachti, ndërsa kontrata e tij është me afat deri në verën e vitit 2029. Përndryshe, me Marmoushin tani, Manchester City ka transferuar edhe lojtarin e tretë këtë afat kalimtar pasi që më parë zyrtarizoi Vitor Reisin nga Palmeiras dhe Abdukodir Khusanov nga Lensi. Totatli i shpenzimeve në janar të këtij viti për “qytetarët” ka shkuar rreth 130 milionë euro!


 
Të gjitha lajmet nga Premier League