Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDON ME EKIPIN E TIJ

Driloni vazhdon me ekipin e tij

Driloni vazhdon me ekipin e tij


7 July, 2025 @11:13

Ndër basketbollistët e paktë nga Kosova që ka arritur të luajë te secili ekip i katërshes së madhe të basketbollit të Kosovës, mitrovicasi Drilon Hajrizi padyshim ka mbetur edhe për një stinor te kampionët.

Trepça bëri të ditur njoftimin para pak çastesh, ndërsa Driloni që kishte mesatare prej 13.2 pikësh, 2.1 asistimesh dhe 4.1 kërcimeve me ekipin e tij në Superligë në sitnorin e kaluar, do të vazhdojë për së paku edhe një stinor në “Minatori”.

“Drilon Hajrizi zyrtarisht vazhdon me ne edhe për këtë vit. Ai është shtylla e ekipit dhe figurë udhëheqëse brenda dhe jashtë parketit. Vazhdojmë bashkë drejt synimeve të mëdha.” — shkroi shkurt Trepça në njoftim.

Hajrizi 34-vjeçar ka qenë i padiskutueshëm te Trepça që prej rikthimit aty, pas aventurave në Prishtinë, Bashkimi e Pejë si dhe ka qenë ndër të paktët që ka luajtur jashtë vendit, duke qenë pjesë e ligës japoneze vite më parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga