KASTRIOTI (F)
E huaja e parë në histori të klubit
6 October, 2020 @23:43
Skuadra e femrave të Kastriotit ka regjistruar basketbollisten e huaj, Amani Alexander.
Amerikanja Alexander do të jetë e huaja e parë në histori të skuadrës.
Amani së fundi ishte pjesë e kolegjit San Francisco State University ku luajti me mesatare prej 9.5 pikëve, 4 kërcimeve e 4 asistimeve për ndeshje.