Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MPOSHTIN EDHE DRITËN

E katërta me radhë për Vushtrrinë lidere

Fotocut: KBVushtrria/fb

E katërta me radhë për Vushtrrinë lidere


30 January, 2023 @21:45

Vushtrria lidere e Ligës së Parë ka kaluar sonte lehtë Dritën në Gjilan, duke e mposhtur atë me rezultat 52-75. Dallimin kryesor ekipi i Vushtrrisë e ka bërë në çerek të parë dhe të tretë të ndeshjes, kur nga periudhat përkatëse dolën me 10-24 dhe 9-15 për të shkuar pa telashe te fitorja në çerek të fundit.

Me nga 18 pikë të shënuara, më efikasit te Vushtrria sonte kanë qenë Engjëll Rama dhe Rinol Gashi. Koshashënuesi më i mirë te Drita ishte Laurant Ibrahimi me 17 të shënuara.

TABELA AKTUALE

Fitorja, bën që Vushtrria të përforcojë lidershipin në tabelë duke e bërë bilancin 19-5 pas fitores së katërt radhazi të shënuar, ndërsa Drita në pozitën e pestë aktualisht bëhet me bilanc 15-7.


 
Të gjitha lajmet nga