AUTOMOBILIZËM
Faton Rama fiton garën e Prizrenit
Teksti: FASK
23 April, 2018 @16:22
Faton Rama është fitues i garës së parë në disiplinën auto sllallom, e cila në kuadër të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm u mbajt në Prizren.
Anëtari i RC Prishtina, me veturën e tij Renault Clio, deri te fitorja arriti me kohën 03:08.447 minuta. Pas tij u rendit Alban Berisha i Prizreni D&G me Suzuki Swift, i cili në krahasim me fituesin u vonua për 02.657 sekonda, ndërsa podiumi i fituesve në plasmanin gjeneral u plotësua me anëtarin e Auto Klubit Kaçandolli PRT, i cili u vonua për 05.528 sekonda. Gara në përgjithësi ka qenë mjaft atraktive dhe ka kaluar pa asnjë incident, ndërsa interesimi i garuesve, e po ashtu edhe i dashamirëve të auto sportit ka qenë mjaft i madh.
Rezultatet:
Klasa 2 (mbi 1200 - 1600 ccm) Grupi 1
1.Labinot Kolgeci (Citroen - Prizreni D&G) 03:53.045
2.Arion Balluku (Toyota - Prizreni D&G) +09.805
Klasa 3 (mbi 1600 ccm) Grupi 1
1.Jeton Qerimi (BMW - Gjilani) 03:25.860
2.Bashkim Memaj (Honda - Prizreni D&G) +09.206
3.Suhejb Vuqiterna (Honda - Rahoveci) +10.703
Klasa 6 (mbi 1600 ccm) Grupi 2
1.Valon Rexhepi (Seat - Eurogoma RT) 03:24.149
2.Tahir Rexhepi (Seat - DTM) +06.403
3.Kastriot Buqaj (Audi - Kaçandolli PRT) +20.614
Klasa 7 (deri 1200 ccm) Grupi 3
1.Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) 03:14.279
2.Emin Sabir (Yugo - Prizreni D&G) +01.096
3.Halil Çereti (Yugo - Prizreni D&G) +01.663
Klasa 8 (mbi 1200-1600 ccm) Grupi 3
1.Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) 03:11.104
2.Leutrim Bytyqi (Peugeot - Ferizaj) +04.071
3.Rexhep Bytyqi (Honda - Ferizaj) +11.078
Klasa 9 (mbi 1600 ccm) Grupi 3
1.Faton Rama (Renault - RC Prishtina) 03:08.447
2.Valon Jaha (BMW - Kaçandolli PRT) +05.528
3.Besart Pruthi (Opel - Gjakova 137) +08.902
Plasmani gjeneral:
1.Faton Rama (Renault - RC Prishtina) 03:08.447 minuta
2.Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) +02.657
3.Valon Jaha (BMW - Kaçandolli PRT) +05.528
Plasmani ekipor:
1.Prizreni D&G 55 pikë
2.Kaçandolli PRT 37
3.Ferizaj 35