SELEKTORËT E GRUPMOSHAVE

Valentin Spaqi merr drejtimin e Kosovës U-16/ TOPSPORTI/ Arkiv
FBK emëron përzgjedhësit për 4 përfaqësueset shpresa të Kosovës
4 February, 2022 @16:02
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur sot se në mbledhjen e fundit të Bordit të FBK-së janë bërë emërimet për postet e selektorëve sipas grupmoshave të Kosovës.
Kështu, ekipi basketbollistik i femrave i Kosovës U20 i është besuar turkut Furkan Saglik, ndërsa ndihmës i parë i tij do të jetë Emrah Karatash.
Foto: Furkan Saglik
Te meshkujt, Kosova U20 do të drejtohet nga Dritëro Sefaja, ndërsa ndihmës i tij në këtë detyrë do të jetë Dion Pllana.
Foto: Dritëro Sefaja
Te Kosova U18 meshkujt, selektor do të jetë ish lojtari i Trepçës dhe trajneri me përvojë Ilir Selmani, ndërsa ndihmës i tij do të jetë Donat Musa.
Foto: Ilir Selmani
Kurse, te grupmoshat U16 të Kosovës në konkurrencë të meshkujve përzgjedhës është bërë Valentin Spaqi me ndihmës Driton Obërtincan.