GAME 6: ROCKETS - WARRIORS
Fitojnë edhe pa Durantin, kampioni në finale
11 May, 2019 @11:05
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, duke e mposhtur Houston Rocketsin në ndeshjen e gjashtë të serisë me rezultat 113-118, u kualifikua në finale të Konferencës Perëndimore.
Në mungesë të super yllit Kevin Durant, i cili nuk luajti për shkak të lëndimit, në skenë ishte Stephen Curry. Ai në pjesë të parë të ndeshjes nuk arriti të shënojë asnjë pikë, derisa në pjesë të dytë u këndell dhe duke shënuar 33 pikë, luajti rolin kryesor në fitoren e skuadrës.
Curry u ndihmua edhe nga Klay Thompson me 27 pikë dhe Andre Iguodala me 17 pikë të tjera.
Te Houstoni si zakonisht më i miri ishte James Harden me 33 pikë, 8 kërcime e 5 asistime.
Golden State Warriors katër herë në pesë vitet e fundit është duke e eliminuar Houstonin. Warriorsat në finale të Konferencës Perëndimore do të përballen me fituesin nga dueli Denver - Portland.