GAME 5: WARRIORS - ROCKETS
Fiton ndeshjen, humbë yllin
9 May, 2019 @10:58
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, shënoi një “fitore të Pirros” ndaj Houstonit mbrëmë me rezultat 104-99. Kjo për shkak që skuadrës nga Oakland iu lëndua super ylli Kevin Durant.
Kevin Duranti, i cili u lëndua në çerekun e tretë, u detyrua që të largohet nga loja.
Në lidhje me lëndimin e Durantit, trajneri Steve Kerr ka thënë se së pari kanë menduar që e lëndoi tetivën e akilit, por mjekët më pas bënë të ditur u kuptua që lëndimi i tij është vetëm muskulor, pra jo shumë serioz.
Klay Thompson ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 27 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Stephen Curry me 25 pikë, kurse Kevin Durant, deri te momenti i lëndimit luajti me 22 pikë.
Në anën tjetër te Houstoni më i dalluari ishte James Harden me 31 pikë e 8 asistime.
Golden State me këtë fitore kaloi 3-2 në epërsi në seri, derisa ndeshja e gjashtë do të luhet në palestrën “Toyota Center” të Houstonit më 11 maj në ora 03:00.