KBF BASHKIMI - KS TIRANA

Foto: FBK
Fitorja ndaj Tiranës, ngrit Bashkimin në pozitë të dytë
16 February, 2022 @22:04
Basketbollistet e Bashkimit, pas triumfit në Kupë të Kosovës kanë vazhduar me lojë të mirë edhe në Ligën Unike të Femrave.
Ato sonte kanë mposhtur ekipin e vajzave të Tiranës duke shënuar mbi 100 pikë në fitore, për përfundimtaren 114-89 [25-23, 32-23, 40-19, 17-24].
Amerikanet e Bashkimit kanë qenë të pandalshme nga tiranaset. D’Asia Chambers ka shënuar 26 pikë, Monique Coker ka kryer ndeshjen me double-double prej 21 pikëve dhe 11 kërcimeve, ndërsa Shakyla Denise me 17 pikë e 9 asistime.
Te Tirana Klea Veri ka qenë më efikasja në ndeshje, por s’ka mjaftuar për fitoren e ekipit të saj. Ajo luajti me 32 pikë, 7 asistime e 6 kërcime. Kurse 25 pikë të tjera i dha Mirela Lugaj.
Me këtë fitore, KBF Bashkimi ka bërë bilancin 4-3 për të dalë në pozitë të dytë, ndërsa Tirana është pa fitore në ligë, duke mbetur në zero fitore, e tash karshi gjashtë humbjeve.
TABELA AKTUALE:
1 | Flamurtari 5-1 | 11 pikë | ||
2 | Bashkimi 4-3 | 11 pikë | ||
3 | Penza 5-0 | 10 pikë | ||
4 | Prishtina 3-2 | 8 pikë | ||
5 | Partizani 1-6 | 8 pikë | ||
6 | Tirana 0-6 | 6 pikë |