Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA 03 (F) - TREPÇA (F)

Brailyn Joseph me 39 pikë, Peja 03 lidere

FOTO / FBK

Brailyn Joseph me 39 pikë, Peja 03 lidere


13 October, 2024 @18:17

Në ndeshjen mbyllëse të xhiros së parë në Ligën e Femrave, skuadra Peja 03, duke e mposhtur Trepçën me rezultat 86-50, u vendos në krye të tabelës.

Vashat pejane e dominuan ndeshjen që nga fillimi dhe arritën një fitore të lehtë.

Brailyn Joseph me 39 pikë e 10 kërcime ishte më e dalluara te Peja 03, derisa 39 pikë ishte shifra më e lartë e xhiros së parë.

Joseph u ndihmua edhe nga Vernika Liubinets me 16 pikë e 18 kërcime dhe Anila Selmani me 10 pikë të tjera.

Te Trepça Reneya Hopkins luajti me 20 pikë dhe Vivan Woo me 16 pikë.

TABELA AKTUALE

Në xhiron e dytë Peja 03 do të përballet me Bashkimin, kurse Trepça me Junior 06.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave