Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - AS PRISHTINA

Haxhosaj-Polloshka shkëlqejnë, AS Prishtina njofton Istogun me humbje

Haxhosaj-Polloshka shkëlqejnë, AS Prishtina njofton Istogun me humbje


12 November, 2021 @21:31

Istogu ka pësuar për herë të parë këtë stinor në Ligë të Parë, duke mos i bërë ballë skuadrës së AS Prishtinës sonte në palestrën e re të Istogut me 77-85 [15-20, 22-22, 16-31, 24, 12].

Ekipi i Valentin Spaqit, AS Prishtina, mori avantazhin në çerek të parë, ndërsa pas çerekut të dytë të barabartë, thelloi shumë epërsinë dhe vendasit nuk arritën të kthehen në 10-minutëshin e fundit të ndeshjes për të pësuar për herë të parë këtë stinor.

istogu

Dion Haxhosaj ka shkëlqyer te ekipi i AS Prishtinës sonte, bashkë me Don Polloshkën. Dyshja kanë kryer lojën me double-double, ku i pari ka shënuar 34 pikë e 14 kërcime, ndërsa i dyti 27 pikë e 14 asistime në fitoren e dytë të skuadrës së tyre këtë stinor.

TABELA AKTUALE

Spaqi nuk i la këta dy të pushojnë për asnjë sekond në ndeshje. Dyshja luajtën nga 40-minuta në këtë lojë për fitore.

Sadik Alushaj me 18 pikë dhe Andi Kabashi me 17 të tjera kanë qenë më efikasit te ekipi i troftave sonte, që pësuan për herë të parë këtë stinor.

Pas kësaj ndeshjeje, AS Prishtina bën bilansin 2-3, ndërsa Istogu që është i dyti në renditje, ka bilans 4-1.


 
Të gjitha lajmet nga