VIDEO

Highlights: KBF Bashkimi 1-0 KBF Prishtina
29 March, 2023 @13:39
Basketbollistet e Bashkimit kanë arritur të shënojnë fitore në ndeshjen e parë të serisë finale të PlayOffit të Ligës së Femrave, ndërsa me këtë fitore, prizrenaset kanë marrë avantazhin në seri 1-0!
Përballja e dytë e serisë finale luhet në Prishtinë, ndërsa ekipi që së pari fiton tri ndeshje (ku Bashkimi ka përparësinë e terrenit vendas) bëhet kampion i Kosovës për stinorin 2023/24.
Te Bashkimi më të mirat e kësaj ndeshje ishin Arbnore Përçuku me “double-double” me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe dhjetë asistime. Ajo u ndihmua nga kapitenia Aulona Muhadri me 15 pikë, 11 kërcime dhe një asist.
Momentet e ndeshjes: