Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 1: KBF BASHKIMI - KBF PRISHTINA

KBF Bashkimi e nis me fitore serinë finale

KBF Bashkimi e nis me fitore serinë finale


Teksti: FBK

28 March, 2023 @22:14

Bashkimi ka triumfuar në finalen e parë të Play-off-it ndaj Prishtinës me rezultat 92:76.

Dhjetë minutat e parë të ballafaqimit ishin më të barabartë, ku dy skuadrat treguan lojë mjaft dinamike dhe pas përfundimit të çerekut e parë, Bashkimi kishte epërsi prej gjashtë pikësh apo me rezultat të përgjithshëm 26:20.

Pjesa e çerekut të dytë i takoi vajzave nga Prizreni, të cilat shkuan në pushim me epërsi prej 16 pikësh, 50:34.

Bashkimi tregoi dominimin edhe në dhjetë minutat e çerekut të tretë duke e fituar këtë periudhë prej 26:17. Vajzat nga Prishtina u munduan të rikthehen në çerekun e fundit, të cilat e mbyllin me epërsi, por nuk mjaftuan për të fituar.

Te Bashkimi më të mirat e kësaj ndeshje ishin Arbnore Përçuku me “double-double” me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe dhjetë asistime. Ajo u ndihmua nga kapitenia Aulona Muhadri me 15 pikë, 11 kërcime dhe një asist.

SKEMA E PLAY OFFIT

Finalja e dytë do të zhvillohet në kryeqytet, kurse kampion shpallet skuadra që shënon tri fitore.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave