Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF BASHKIMI - KBF PRISHTINA

KBF Bashkimi kompleton “tripletën”, shpallet kampion i Kosovës

KBF Bashkimi kompleton “tripletën”, shpallet kampion i Kosovës


11 April, 2023 @22:12

KBF Bashkimi duke e mposhtur KBF Prishtinën me rezultat 78-64, është shpallur kampion i Ligës së Femrave.

Vashat prizrenase domimuan gjatë gjithë ndeshjes kundër Prishtinës, ku në asnjë moment nuk ishin në disavantazh dhe me lehtësi e fituan titullin kampion.

Khadija Brown-Haywood me 24 pikë, 12 kërcime, 7 asistime, 3 topa të rrëmbyr dhe 2 bllokada shkëlqeu te Bashkimi, kurse u ndihmua edhe nga Dasia Evens me 16 pikë dhe Arbnore Përqukun me 12 pikë.

Në anën tjetër te Prishtina më e dalluara ishte Kaela Hilarie me 21 pikë.

SKEMA E PLAY OFFIT

KBF Bashkimi e fitoi serinë me rezultat 3-2, derisa e kompletoi “tripletën”, duke e mbyllur stinorin me 3 trofe (Super Kupa e Femrave, Kupa e Kosovës dhe titulli kampion).

Vashat prizrenase e kishin përfunduar stinorin e rregult me 20 fitore e 0 humbje dhe e dominuan tërë stinorin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave