Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E FEMRAVE | NDESHJA E DYTË

KBF Prishtina barazon serinë finale

Pamje nga ndeshja e parë e serisë finale/ Foto: KBFBashkimi/ fb

KBF Prishtina barazon serinë finale


Teksti: FBK

31 March, 2023 @22:23

Prishtina ka arritur të triumfojë në ndeshjen e dytë finale në Play-off ndaj Bashkimit me rezultat 79:66 (17:17, 17:20, 26:15, 19:14).

Çereku i parë ishte plotësisht i barabartë për të përfunduar me shifrat 17:17. Në çerekun e dytë vajzat e Bashkimit u treguan më të mira dhe mbyllën pjesën e parë me tri pikë epërsi.

Pjesa e dytë e rikthen Prishtinën në fitore, ku prishtinaset treguan efikasitet më të mirë në ndeshje se mysafiret, duke arritur në fund të fitojë për herë të parë këtë edicion ndaj Bashkimit.

Më të mirat te Prishtina ishin Sarah Mgbeike me 17 pikë dhe nëntë kërcime, e cila u ndihmua nga Besjana Martinaj e cila shënoi 15 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Prishtina dhe Bashkimi kanë nga një fitore në Play-off, ndërsa fitues shpallet ekipi që fiton tri ndeshje. Takimi i radhës zhvillohet të martën në Suharekë, në palestrën 13 qershori.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave