Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF DRAMATIK, BASHKIMI NJË HAP PARA TITULLIT

Dramatike, Aulona Muhadri sjell fitoren e Bashkimit në serinë finale

Dramatike, Aulona Muhadri sjell fitoren e Bashkimit në serinë finale


4 April, 2023 @22:09

Tepër ndeshje interesante, finale e vërtetë ndërsa ka qenë Aulona Muhadri që me katër pikët e saja kur kishin mbetur edhe rreth 3-minuta para fundit të ndeshjes i dha epërsinë Bashkimit 70-69, për të mbetur rezultati kësisoj deri në fund të ndeshjes ashtu që prizrenaset të fitojnë ndeshjen dhe të rimarrin epërsinë në serinë finale, 2-1.

KBF Bashkimi ka fituar ndaj KBF Prishtinës 70-69 [22-18, 15-18, 16-21, 17-12] ndërsa më efikasja në fitore ka qenë Haywood që dha 19 pikë, 5 asistime e 8 kërcime në triumfin e portokallezinjëve. Nga 16 pikë shënuan Aulona Muhadri, Arbnore Përçuku dhe Dasia Evans.

Çereku i parë i takoi vajzave nikoqire, të cilat treguan kualitet të lojës, duke mbyllur 10-të minutat e parë me rezultat të përgjithshëm 22:18, por Prishtina rikthehet në 10-të minutat e dytë, duke shënuar 18 pikë, ndërsa Bashkimi 15, kurse pjesa e parë përfundoi 37:36.

Ecurinë pozitive vajzat e Prishtinës e vazhduan edhe në çerekun e tretë, duke realizuar 21 pikë, ndërsa Bashkimi arrit të shënojë vetëm 16. Sfida u vendos në dhjetë minutat e fundit. Të dy skuadrat e deshën shumë fitoren, por në pesë minutat e fundit pranë rezultatit 64:69, prizrenaset shënuan gjashtë pikë radhazi, ndërsa asnjë prishtinaset në pesë minuta, duke bërë që fitorja tu takojë prizrenasve 70:69.

SKEMA E PLAY OFFIT

Në anën tjetër 15 pikët e Sarah Mgbeikes nuk mjaftuan për ekipin prishtinas, që tashmë në ndeshjen tjetër duhet të fitojë patjetër, pasi që Bashkimin e ndan një fitore nga titulli kampion i Ligës së Femrave. Prishtina nuk shënoi asnjë pikë në 5-minutat e fundit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave