Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEW BASKET - ISTOGU

Istogu kthehet me fitore nga Prizreni

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Istogu kthehet me fitore nga Prizreni


19 October, 2024 @0:52

Skuadra e Istogut e mposhti New Basketin me rezultat 72-84 në “Sezai Surroi” në Prizren.

Istogu gjatë ndeshjes e ngriti epërsinë deri në 24 pikë, derisa New Basketi me 5 treshet e Altin Shalës, u mundua të rikthehet në lojë, por nuk arriti në fund.

Brandon Adelman me 20 pikë e 11 kërcime ishte më i dalluari te Istogu. Ujkan Karanezi gjithashtu luajti me double-double kundër ish-skuadrës së tij me 15 pikë e 11 kërcime.

Te New Basketi u veçuan Etnik Peci me 20 pikë, Altin Shala me 19 pikë, dhe Qëndrim Ajazaj me 14 pikë.

TABELA AKTUALE

Istogu në xhiron e dytë do të takohet me Borean, kurse New Basketi me Grapeland.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë