Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - KEK-u

KB KEK-u e hap stinorin me fitore në Ligën e Parë, Clark me 47 pikë

KB KEK-u e hap stinorin me fitore në Ligën e Parë, Clark me 47 pikë


17 October, 2024 @23:50

Ndeshja hapëse e stinorit 2024/25 në Ligën e Parë, u zhvillua në mes të Vushtrrisë dhe KB KEK-ut.

KEK-u e mposhti Vushtrrinë me rezultat 85-92.

Lojtari amerikan i KEK-ut, Reggie Clark, shkëlqeu me 47 pikë, 10 kërcime e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Ergin Grosha me 14 pikë, Donat Rexhepi me 12 pikë dhe Eris Zenelaj me 11 pikë e 11 kërcime.

Te Vushtrria u veçuan Erhan Sholla me 34 pikë, Ramadan Zekiqi me 16 pikë dhe Drinor Gërxhaliu me 12 pikë.

TABELA AKTUALE

Në xhiron e dytë KEK-u takohet me Kosovarin, kurse Vushtrria me Kerasanin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë